Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË, MORRËN PJESË NË SESIONIN INFORMATIV PËR THIRRJET PËR PROJEKTE TË ORGANIZUAR NGA FONDI I BALLKANIT PERËNDIMOR WBF

Në datën 15 nëntor 2021, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua sesioni i parë i turneut informativ për thirrjet për projekte organizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF). Në këtë takim ishin të pranishëm pedagogë, studentë dhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Korçë. Takimin e përshëndeti nënkryetarja e Bashkisë Korçë, znj. Benia Themeli dhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, UNIKO, dr. Benita Stavre, të cilat ndërsa falënderuan organizatorët për këto sesione informuese, nënvizuan rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal.   Zëvendësrektorja u ndal gjithashtu edhe në disa nga fushat në të cilat mund të fokusohen projektet, si: bashkëpunimi dhe trashëgimia kulturore, iniciativa që promovojnë BE-në etj. Sesioni vijoi me  prezantime për mënyrës se si mund të aplikohet në projekte, si mund të krijohen partneritete dhe si mund të bëhesh pjesë e këtij programi, duke e vendosur theksin në mbështetejen e vazhdueshme që do të ofrohet për promovimin e shoqërisë civile.    

Sesioni vijoi me pyetje nga të pranishmit.  

Leave a Reply