Nga data 4-6 mars 2025 në kuadër të projekti Hawking u zhvillua në Nikosia të Qipros një vizitë studimore e institucioneve partnere të përfshira në këtë projekt, mes tyre edhe Universiteti “Fan S. Noli”.
Pas pritjes së ngrohtë të organizuar nga Universiteti i Nikosias, pjesëmarrësit u njohën me metodologjinë e tyre të punës, qasjen universale dhe teknologjitë e përdorura për një arsim gjithëpërfshirës.
Programi ishte strukturuar në mënyrë të tillë që të përmbushte të gjitha pritshmëritë e shprehura nga pjesëmarrësit në fillim të kësaj vizite.
Në projektin Hawking marrin pjesë 15 institucione partnere nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Serbia, Qiproja, Sllovenia dhe Portugalia.
Qëllimi është ndërtimi i kapaciteteve në arsimin e lartë për një tranzicion dixhital gjithëpërfshirës.