NË KUADËR TË PROJEKTIT HAWKING UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” SHPËRNDAU BROSHURAT PROMOVUESE TË HARTUARA NË ALFABETIN BRAILLE

Në datën 25 shkurt 2026 gjatë veprimtarisë “Open Day” të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë për maturantët e shkollave të mesme të rajonit të Korçës u shpërndanë edhe broshurat promovuese të hartuara në alfabetin Braille në kuadër të projektit Hawking.

Ky aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të UNIKO për një arsim gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm, duke u ofruar nxënësve me vështirësi në të nxënë mundësinë për t’u njohur me programet e studimit dhe shërbimet që ofron Universiteti ynë, përmes materialeve të përshtatura për nevojat e tyre.

Broshurat në Braille përmbajnë informacion mbi ofertat akademike të UNIKO dhe synojnë të sigurojnë që asnjë nxënës të mos mbetet pas për shkak të barrierave të aksesueshmërisë.

Projekti Hawking mbetet një nga nismat më të rëndësishme të Universitetit “Fan S. Noli” i fokusuar në heqjen e barrierave dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë studentët, pavarësisht vështirësive që mund të hasin në procesin e të nxënit.

Postimi i Mëparshëm
UNIKO DHE UPT -TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL
Postimi Pasues
NJË DELEGACION NGA SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”