NË KUADËR TË PROJEKTI BEWBU U ZHVILLUA NJË VIZITË STUDIMORE NË LEÓN, SPANJË

Nga data 7 – 10 tetor 2025 në León, Spanjë u zhvillua një vizitë studimore në kuadër të projektit “Mësimdhënia e Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor” (BEWBU).

Ky aktivitet katër-ditor bëri bashkë partnerë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Finlanda, Suedia dhe Spanja për të forcuar kapacitetet në mësimdhënien e kombinuar dhe për të promovuar metoda inovative të mësimdhënies në të gjitha universitetet e Ballkanit Perëndimor.

Sesionet e trajnimit përfshinë:

-Studentë të ndryshëm dhe mësimdhënie të aksesueshme në arsimin e kombinuar –drejtuar nga prof. Sanna Ruhalahti (TAMK)

-Hartimi i kursit të Mësimit të Kombinuar të Vetërregulluar – i udhëhequr nga mbikëqyrësit Roberto Baelo dhe Mario Grande (ULE)

-Metodat aktive dhe bashkëpunuese të mësimdhënies në BE – nga prof. Jiri Vilppola (TAMK)

-Materiale dixhitale të mësimdhënies dhe të nxënit (podkaste, video, burime të tjera)- nga prof. Jiri Vilppola (TAMK)

-Udhëzim, këshillim dhe reagime dixhitale nga prof. Sanna Ruhalahti (TAMK)

-Diskutimet për hapat e ardhshëm të projektit u udhëhoqën nga prof. Elda Tartari (UAMD)

Kjo vizitë studimore shënoi një moment të rëndësishëm në projektin BEWBU, duke rritur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në mësimdhënien e kombinuar, duke mbështetur njëkohësisht mjediset gjithëpërfshirëse dhe inovative të të nxënit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Universiteti “Aleksander Moisiu” (UAMD), Shqipëri – Partner Kryesor

Universiteti i “Fan S. Noli” (UNIKO), Shqipëri

Universiteti i Banja Lukës (UNIBL), Bosnjë dhe Hercegovinë

Universiteti i Mostarit (SUM), Bosnjë dhe Hercegovinë

Universiteti “Fehmi Agani” (UGJFA), Kosovë

Universiteti i Prishtines (UP), Kosovë

Universiteti i Donja Goricës (UDG), Mali i Zi

Universiteti i Malit të Zi (UOM), Mali i Zi

Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Tamperes (TAMK), Finlandë

Universiteti i León (ULE), Spanjë

Universiteti Perëndimor (HV), Suedi

 

Postimi i Mëparshëm
BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-REKTORI PRET NË TAKIM KRYETARIN E KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË
Postimi Pasues
“DITA AKADEMIKE 2025” NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”- KRENARI DHE EMOCIONE