Në datat 8-9 nëntor 2021, në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, grupi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm zhvilloi një tjetër vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” sipas agjendës të përcaktuar nga ASCAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë).
Fillimisht ekspertët zhvilluan takime me stafin dhe studentët për të marrë informacion për 8 programet e studimit në proces akreditimi:
“Bachelor” në “Gjuhë-Letërsi”;
“Bachelor” në “Histori -Gjeografi”;
“Program Profesional” në “Asistent Menaxher”;
“Bachelor” në “Administrim Biznesi në Marketing”;
“Master Profesional” në “Financë-Kontabilitet”;
“Program Profesional” në “Shërbim Social”;
“Bachelor” në “Matematikë-Informatikë”;
“Bachelor” në “Matematikë Fizikë”.
Në ditën e dytë të vizitës ekspertët e jashtëm u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre. Më pas takimet vijuan me stafin ndihmësakademik sipas sektorëve përkatës, me punonjës të sekretarive mësimore, bibliotekave etj.