NË DATËN 2 NËNTOR 2026 FILLOJNË APLIKIMET NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË FUSHËN PSIKOPEDAGOGJIKE

Ju njoftojmë se në datën 2 nëntor fillojnë aplikimet në programin e studimit të formimit të vazhduar në fushën psikopedagogjike.

Qëllimi i këtij programi të miratuar nga MAS është t`iu ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Ky program studimi i formimit të vazhduar është i organizuar në 1 (semestër), minimalisht 15 javë, 35 ECTS, me kohë të plotë, përmban 35 (ECTS), gjuha e zhvillimit të mësimit është shqip dhe në përfundim të programit, studentëve u jepet certifikatë për formimin Psiko-Pedagogjik. Pas përmbylljes me sukses të programit të studimit, studentët kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e mësuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin Arsimor AML dhe AMU.

Referuar Udhëzimit nr. 3 të MAS, datë 15.02.2023 (Aneksi 1), në këtë program studimi regjistrohen ata kandidatë që:

  • Kanë diplomë të ciklit të parë “Bachelor” në fushën/lëndët e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe të Arsimit të Mesëm të Lartë;
  • Kanë diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/ “Master i arteve” ose “Master profesional” me 120 kredite apo ekuivalente në fushat e mëposhtme: Gjuhë dhe Komunikim (Gjuhë shqipe, Letërsi, Gjuhë e Huaj); Matematikë; Shkenca të Natyrës (Biologji, Kimi, Fizikë); Shoqërisë dhe mjedisit (Shkenca Sociale, Qytetari, Filozofi, Histori, Gjeografi, Ekonomi); Arte (Muzikë, Art Pamor, Kërcim, Teatër; Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndeti; Teknologji; TIK, etj.

Dokumentacioni i pranimit dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore (Fakulteti i Ekonomisë, kati i parë) dhe përmban:

  1. Formulari i plotësuar i kërkesës (Plotësohet pranë Qendrës së Informimit të Studentëve).
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Jetëshkrimi CV.
  4. Fotokopje e noterizuar e: diploma e maturës, diplomat e studimeve të larta universitare (bachelor, master shkencore, diplomë e studimeve të integruara), shoqëruar me listën e notave.
  5. 2 fotografi në format pasaporte.
  6. Fletëpagesa e tarifës së regjistrimit (Paguhet dhe dorëzohet pas konfirmimit të aplikimit).
Postimi i Mëparshëm
STARTON PROJEKTI I UNIKO ME FOKUS NJË QASJE NDËRDISIPLINORE PËR SHËRBIMET NDAJ TË MOSHUARVE