Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

MUNDËSI PRAKTIKE PROFESIONALE PRANË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të hapë dyert për 12 praktikantë, të cilët do të zhvillojnë pranë këtij institucioni praktikën mësimore (internship) 6-mujore (në periudhat 20 prill 2018 – 30 korrik 2018 dhe 1 shtator 2018 – 15 nëntor 2018), sipas modeleve anglo-saksone të marrëdhënies së para-punësimit Universitet – Institucion Publik. Ky mësim, i nxjerrë nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara, do të aplikohet në KLSH me qëllim ndihmesën e brezit të ri të studentëve më të përgatitur përpara një tregu pune dinamik, sfidues dhe të ngushtë. Praktikantët do të punojnë PA PAGESË pranë departamentit ku do të caktohen. 12 më të mirët do të përzgjidhen duke u bazuar në nevojat e institucionit si dhe mbi bazën e disa kritereve: ­aftësitë e tyre të komunikimit; ­ performanca e tyre në shkollë (nota mesatare mbi 8); ­ aktivizimi qytetar në çështje të interesit publik; ­ punësime apo internship-e të mëparshme; ­ gatishmëria e tyre për të ndjekur të plotë programin.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni me email: a) CV në formatin Europass; b) Letër motivimi ose rekomandim nga një pedagog, në adresën bkotorri@klsh.org.al.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 15 prill 2018.

Leave a Reply