Bazuar në Vendimin Nr. 385 datë 25.06.2024 të Bordit të Administrimit të universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, është miratuar dhënia me qira e disa hapësirave të cilat ndodhen në ambjentet e Rektoratit, Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Fakultetit të Bujqësisë, Fakultetit të Shkencave të natyrës dhe Humane dhe Departamentit të Infermierisë për vendosjen e makinetave automatike për kafe, pije freskuese dhe snak.
Bizneset e interesuar të paraqesin kërkesat e tyre, ku të përfshihen dhe ofertat përkatëse, brenda datës 10.07.2024