Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ËSHTË BËRË TASHMË TRADITË QË KLUBI ROTARI I KORÇËS SHPËRNDAN BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË CILËT KANË REZULTATE TË LARTA, POR QË JANË EDHE NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE 

Në datën 26 qershor 2024, Klubi Rotari i Korçës shpërndau bursa për 8 studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, (2 nga çdo fakultet) të cilët kanë arritje të mira akademike, por që janë në vështirësi ekonomike.

Presidenti i Klubit Rotari të Korçë, z. Artur Balli i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të këtij klubi u pritën në një takim nga drejtues të UNIKO, ku u vlerësua bashkëpunimi i hershëm dhe i suksesshëm midis Klubit Rotari të Korçës dhe Universitetit “Fan S. Noli”. “Kjo ndihmë modeste le të jetë një motivim për këta studentë për t `i bërë ata të ecin përpara, duke iu referuar edhe sloganit të Rotarit për këtë vit: “Të krijojmë shpresën kudo në botë”.

Falënderime për këtë mbështetje të ofruar shprehën edhe studentët përfitues, të cilët e shohin këtë si një nxitje dhe motivim për arritje të mëtejshme, duke u bërë nesër profesionistë të suksesshëm në çdo sektor ku do të punojnë.

Leave a Reply