“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË DEVOLL, SHQIPËRI”- PROJEKTI I DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË PREZANTOHET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 10 janar 2024 në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të projekteve të fituara nga READ u prezantua projekti “Migracioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Devoll, Shqipëri” (Migration & Sustainable Development in Devoll, Albania).

 

Ky është një projekt i departamentit të Histori-Gjeografisë me koordinatore, dr. Ermira Jashiku dhe Diaspora Scholar, dr. Julie Vullnetari, University of Southamton, United Kingdom.

 

Koordinatorja Jashiku u shpreh se risi është pjesëmarrja e studentëve dhe alumnit të këtij Departamenti në projekt, të cilët do të angazhohen dhe trajnohen për mbledhjen e të dhënave dhe në punën kërkimore mbi emigracionin.

 

Ndërsa vlerësoi ofrimin e ekspertizës së akademikes nga Diaspora në fushën e migracinit dh etë zhvillimit, ajo theksua se projektit synon të studiojë dukurinë e migracionit dhe ndikimit të tij në Bashkinë e Devollit.

Previous Post
ESE AKADEMIKE NË GJUHËN ANGLEZE- KONKURS ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME MBËSHTETJEN E AADF-SË
Next Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË DREJTORINË RAJONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, KORÇË