“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM” –LEKSION I HAPUR NGA EKSPERTJA E EMIGRACIONIT, PROF. AS. DR. JULI VULLNETARI

Në datën 8 maj 2025 në mjediset e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua leksioni i hapur me temë “Migracioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”, mbajtur nga ekspertja e emigracionit, prof. as. dr. Juli Vullnetari.

Në leksionin e saj ajo paraqiti një panoramë të përgjithshme mbi migracionin kombëtar dhe ndërkombëtar në rang global dhe rolin e dërgesave (remitancat) në zhvillim.

Gjithashtu ajo u ndal në rolin e moshës së tretë në Shoqërinë Shqiptare, sidomis në kontributin që japin ata për kujdesin ndaj fëmijëve të emigrantëve.

Gjatë prezantimit studiuesja e diasporës theksoi rëndësinë e studimeve mbi migracionin e brendshëm.

Ky leksion u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “Migracioni dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Bashkinë Devoll”, një nga projektet e Research Expertise from the Academic Diaspora (READ).

Postimi i Mëparshëm
MIRATOHET NJOHJA E “PROGRAMIT TË KUALIFIKIMIT TË UDHËRRËFYESIT TURISTIK LOKAL” NGA KOMISIONI I STANDARDIZIMIT TË VEPRIMTARIVE TURISTIKE
Postimi Pasues
SKUADRA E UNIKO PËRMBYLLI ME SUKSES PROJEKTIN “KËPUTIM ZINXHIRËT, NDËRTOJMË TË ARDHMEN” NË KUADËR TË PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR TË RRJETEVE AKADEMIKE, PILLAR