MATEMATIKA SOT”-TRYEZË DISKUTIMI ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS DHE FIZIKËS ME MËSUES TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, QARKU KORÇË

Në datën 25 mars 2023 në mjediset e Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua një tryezë e hapur me temë: “Matematika sot” e organizuar nga departamenti i Matematikës dhe Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm mësues të arsimit parauniversitar të Qarkut, Korçë përshëndeti edhe prof. as. dr. Sonela Stillo, dekan i FSHNH. Ajo vlerësoi rëndësinë që ka ky takim, i cili do të evidentojë disa prej çështjeve që lidhen me vazhdimësinë e traditës që ka qyteti ynë për të dashur dhe mbajtur gjallë shkencat.

Temat për të cilat u diskutua në këtë tryezë ishin: kurrikula e matematikës në AML dhe boshllëqet e saj në raport me programin e degëve me orientim matematik në universitete; a ka ndikuar ky boshllëk në moszgjedhjen e lëndës së Matematikës si “e preferuar” prej maturantëve; çfarë hapa praktike mund të bëjë secila palë për zbutjen e këtij hendeku; nëse sot shkencat nuk po preferohen më si degë ku do gjenden në të ardhmen mësuesit dhe specialistët e kualifikuar në këtë fushë?

Ndërkohë pjesëmarrësit dhanë edhe disa ide dhe mendime lidhur me krijimin e një shoqate të matematikës.

Previous Post
“KRIJIMI DHE PËRDORIMI I ENIGMAVE NË MËSIMIN E GJUHËS”-TRAJNIM NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGICOMP ME LIGJËRUESE DR. LINDITA KAÇANI
Next Post
PROJEKTI ERASMU+ CBHE, SMART ME QËLLIM ZHVILLIMIN E MENDIMIT INOVATIV DHE SIPËRMARRËS PËR TË LEHTËSUAR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZGJIDHJEVE TË ZGJUARA NË BALLKANIN PERËNDIMOR ËSHTË PREZANTUAR SI PROJEKTI MË I RI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right