Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

MATEMATIKA SOT”-TRYEZË DISKUTIMI ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS DHE FIZIKËS ME MËSUES TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, QARKU KORÇË

Në datën 25 mars 2023 në mjediset e Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua një tryezë e hapur me temë: “Matematika sot” e organizuar nga departamenti i Matematikës dhe Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm mësues të arsimit parauniversitar të Qarkut, Korçë përshëndeti edhe prof. as. dr. Sonela Stillo, dekan i FSHNH. Ajo vlerësoi rëndësinë që ka ky takim, i cili do të evidentojë disa prej çështjeve që lidhen me vazhdimësinë e traditës që ka qyteti ynë për të dashur dhe mbajtur gjallë shkencat.

Temat për të cilat u diskutua në këtë tryezë ishin: kurrikula e matematikës në AML dhe boshllëqet e saj në raport me programin e degëve me orientim matematik në universitete; a ka ndikuar ky boshllëk në moszgjedhjen e lëndës së Matematikës si “e preferuar” prej maturantëve; çfarë hapa praktike mund të bëjë secila palë për zbutjen e këtij hendeku; nëse sot shkencat nuk po preferohen më si degë ku do gjenden në të ardhmen mësuesit dhe specialistët e kualifikuar në këtë fushë?

Ndërkohë pjesëmarrësit dhanë edhe disa ide dhe mendime lidhur me krijimin e një shoqate të matematikës.

Leave a Reply