LIBRI “FUÇI BARUTI” I DRAMATURGUT DEJAN BUKOVSKI DHE I SHQIPËRUAR NGA MILENA SELIMI U PROMOVUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 27 prill 2023, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi promovimin e librit “Fuçi

Baruti” të dramaturgut nga Maqedonia e Veriut, Dejan Bukovski dhe të shqipëruar nga Milena

Selimi.

Kjo veprimtari u organizua në kuadër të nismës “Fqinjët përballë pasqyrës” në zbatim të

projekteve shumëgjuhësore mbështetura nga READ.

Në fjalën e tyre, prof. as. dr. Jonela Spaho, dekane e FEF dhe pedagogu, dr. Eris Rusi vlerësuan

këtë botim jo vetëm si një shpalosje e natyrës ballkanase, e kontradiktës dhe absurdit që gjallon

jetën e komuniteteve dhe kulturave në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, por edhe si një

tekst që shenjon edhe tejkalimin gjuhësor, për të shkuar pranë një realiteti mbi ngjashmëritë dhe

ndryshimet midis kulturës shqiptare dhe asaj maqedonase.

Pedagogu Eris Rusi, i cili u kujdes për botimin e librit, në fjalën e tij theksoi se dramturgu Dukovski zë një vend të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut si një nga dramaturgët më

të vlerësuar në panoramën e artit dramatik në Evropë. Në cilësinë e dëshmitarit konkret të luftës

dhe konflikteve në Ballkan, ai përshkruan pasojat e saj në një shfaqje të ndarë në

shtatë momente, secila e banuar nga një mikrokozmos grotesk personazhesh të dëshpëruar që

përfaqësojnë të gjithë potencialin shpërthyes të situatave përherë në prag të dhunës.

Përkthyesja e librit znj. Milena Selimi u shpreh se arsyeja kryesore pse zgjodhi këtë vepër për ta

sjellë në shqip është pikërisht për mesazhet universale që përcjell kjo dramë dhe njëkohësisht

shqipërimi i kësaj drame është një thirrje për teatrin për të përcjellë mesazhet socio-politike të

rajonit nëpërmjet vënies në skenë të saj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z. Vasil Seriovski kryetari i shoqatës “Sonce” dhe

znj Irena Toçi, drejtuese e Institutit të Librit dhe Promocionit.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të punës me Institutin e Librit dhe Promocionit në

Shqipëri, i cili është pjesë e projektit READ, Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor, organizata

“Aktivizmi Letrar dhe Kultutor” bëri të mundur botimin e dramës së autorit Dejan Dukovski në

gjuhën shqipe dhe tanimë organizata “Aktivizmi letrar dhe kulturor” do të mundësojë takime

letrare në rajonin e Korçës, duke i mëshuar faktit që ky rajon është në kufi dhe lidhje të ngushta

me dy botë dhe kultura në kontakt: Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Previous Post
TRAJNIMI ME TEMË: “RRITJA E REPUTACIONIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KONTEKSTIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR- PËRGATITJA E UNIKO PËR RANKIMIN E UNIVERSITETEVE” U ZHVILLUA EDHE ME STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI DITËN E HAPUR ME TEMË: “SHKENCAT DHE TIK” ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DHE DEPARTAMENTI I MATEMATIKË-FIZIKËS, NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ALDO MORO” TË BARIT, ITALI DHE ME SHOQATËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT TË PULIAS

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right