Në datën 8 prill 2022 në kuadër të promovimit të stafit akademik, departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë zhvilloi leksionin e hapur: “Një këndvështrim antropologjik mbi veprën e Mitrush Kutelit” nga pedagogu, dr. Neli Naço. Për kolegët dhe studentët e pranishëm ai tha se është përpjekur të sjellë një tjetër dimension të pazbuluar më parë për figurën e shkrimtarit Mitrush Kuteli. Përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi ndërsa vlerësoi punën e përkushtimin e dr. Neli Naços tha se me këtë këndvështrim ndryshe mbi figurën e Kutelit ai mori gradën Doktor i Shkencave në letërsi, një punim të cilin e ndau me kolegët, por dhe studentët, që sipas saj morrën informacion më të zgjeruar, duke mos qëndruar vetëm tek leksionet. Në fund të kësaj ligjërate kolegët i uruan dr. Neli Naços suksese të mëtejshme.