Në datën 13 maj 2026 në kuadër të projektit READ “Maliq transformed legacy, a journey through oral history” takimet e Diaspora Scholar në UNIKO vijuan me studentët.
Profesorje Lidia Radi mbajti një leksion të hapur me studentë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë dhe të departamentit të Edukimit.
Ata patën mundësinë të angazhohen në diskutime aktive, duke reflektuar mbi mënyrën se si historitë lokale dhe dëshmitë gojore kontribuojnë në kuptimin më të thellë të transformimeve shoqërore dhe kulturore. Aktiviteti u karakterizua nga një qasje ndërvepruese, ku u theksua rëndësia e ruajtjes dhe dokumentimit të kujtesës kolektive si pjesë e trashëgimisë historike.






