KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018
Bazuar në Ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 2, ju lutemi gjeni bashkëngjitur tabelën që specifikon detajimet e secilit program studimi, sipas propozimeve të Njësive Bazë bazuar ne nenin 25, pika 8 të ligjit të mësipërm dhe miratimit nga Senati Akademik i Universitetit “Fan S. Noli”.
- Kriteret shtese të pranimit, të paraqitura në vijim, synojnë të matin elementët cilësorë dhe sasiorë të kualifikimit arsimor të kandidatëve që do të zgjedhin këto programe. Në këtë këndvështrim, është rënë dakord që për programet e studimit Administrim Biznesi në Marketing, Administrim Biznesi në Turizëm, Menaxhim, Matematikë Fizikë, Matematikë Informatikë dhe Teknologji Informacioni, 50% të vlerësimit do ta zerë nota mesatare e llogaritur sipas VKM-së nr. 407,datë 01.06.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017” dhe 50% mesatarja e grup lëndëve të vlerësuara si të rëndësishme për vetë profilin e programit.
- Për të gjithë programet e tjera të studimeve ky raport do të jetë 70% të vlerësimit do ta zerë nota mesatare e llogaritur sipas VKM-së nr. 407,datë 01.06.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017” dhe 30% mesatarja e grup lëndëve të vlerësuara si të rëndësishme për vetë profilin e programit.
- Mesatarja e grup lëndëve llogaritet si mesatare e thjeshtë e notave të grup lëndëve të marra nga kandidatët gjatë gjithë viteve të studimit në arsimin e mesëm të lartë.
- Për programet e studimit “Mësuesi në Arsimin Fillor Klasa I-VI”; “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”; “Gjuhë Angleze” dhe “Gjuhë dhe kulture Frënge” për llogaritjen e mesatares së grup lëndëve të specifikuara do të merren parasysh edhe koefiçentet e shkollave të mesme që janë bashkëngjitur këtij materiali.
Kriteret e pranimit sipas lëndëve bërthame të profileve të shkollave të mesme…..kliko
Kriteret e pranimit të detajuara sipas listes së lëndëve të profileve të shkollave të mesme bashkë me formulën e llogaritjes se pikëve përfundimtare:
- Fakulteti i Edukimit…..
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane……
- Fakulteti Ekonomik…..
- Fakulteti i Bujqesise…..
UDHËZIME NGA “MAS” PËR PROÇEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018
UDHËZIM NR.18 DATË 16.08.2017 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE UDHËZIMIN NR.15 DATË 19.05.2017
UDHËZIM NR. 15 DATË 19.05.2017 PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT
LISTAT E APLIKANTËVE FITUES (RAUNDI I DYTË) PËR RREGJISTRIMET NË UNIVERSITET NË VITIN AKADEMIK 2017-2018
Fakulteti Ekonomik
Administrim Biznesi në Marketing
Administrim Biznesi në Turizëm
Fakulteti i Bujqësisë
Mjekesi e Bimeve dhe Hortikulture
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Mësuesi për Arsimin Parashkollor