Në data 1-2 nëntor 2022, Departamenti i agrobiznesit, Fakulteti i Bujqësisë, në kuadër të implementimit të projektit “Enhancement of knowledge transfer in the food sector strengthening the technological transfer offices in Albanian universities“ TTO4FOOD u zhvillua një takim në lidhje me krijimin e biznesit në iniciativat e reja në sektorin e Agroushqimit.
Dr. Aldona Minga, koordinatore e projektit, si dhe pedagogët msc. Kristi Morava dhe msc. Katerina Pikuli në bashkepunim me znj. Gaia Tarani nga CIHEAM Bari, Itali prezantuan për studentët temat: “Kreativiteti dhe gjenerimi i ideve”; “Propozimi i vlerës” dhe “Modelet e biznesit”. Në këtë takim u dhanë ide të reja nga studentët për përpunimin e produkteteve bujqësore dhe jo vetëm.