Në datën 1 nëntor 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi një tryezë të rrumbullakët në qendër të së cilës ishte studimi i dytë i realizuar nga zëvendësdekani, dr. Emil Frashëri në kuadër të iniciativës së Fakultetit të Ekomomisë për një përqasje bazuar te të dhënat, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënues dhe mësimnxënies për përballimin me sukses të sfidave të ardhme në sektorin e arsimit të lartë.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm stafi i fakultetit, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe studentë përshëndeti fillimisht dekania, prof. as. dr. Ledina Alolli, e cila u ndal në dy studimet e realizuara në këtë kuadër. Studimi i parë kishte në fokus maturantët ndërsa ky studim i dytë u realizua me studentët.
Vlerësime për këtë nismë të ndërmarrë nga FE përcolli edhe zëvendësrektori, dr. Arto Adili, ndërsa më pas e mori fjalën zëvendësdekani dr. Emil Frashëri, i cili solli me detaje të gjitha hapat e ndërmarra për realizimin e tij.
Në fund të takimit pjesëmarrësit diskutuan dhe dhanë sugjerime e rekomandime, duke iu referuar pikave të veçanta të këtij studimi.