Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KËSHILLIMI I KARIERRËS ËSHTË FOKUSI I NJË TURI TAKIMESH QË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” FILLOI ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË BASHKISË KOLONJË PËR TË VIJUAR ME TË GJITHA BASHKITË E QARKUT, KORÇË

Në datën 8 mars 2023, nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Ersekës morën pjesë në takimin që Universiteti “Fan S. Noli” organizoi në bashkëpunim me Bashkinë, Kolonjë.

Ky tur takimesh organizohet në kuadër të këshillimit të karrierës dhe ka për qëllim njohjen e nxënësve me ofertën akademike të Universitetit tonë, orientimin e tyre mbi mundësitë që ofron sot tregu i punës: mundësitë, rreziqet dhe sfidat, mbështetjen e tyre për rritjen e aftësive në vendimmarrje duke i orientuar drejt zgjedhjes së duhur etj.

Në bashkëbisedimimin me studentët, ku ishin të pranishëm specialisti i Qendrës se Karrierës dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli, pedagogët: phd. Jordan Jorgji; dr. Erjola Qafzezi, dr. Aida Mosko, msc. Kristi Morava, specialistë të promocionit dhe studentja Ketiana Papa folën në lidhje me identifikimin e pikave të forta e të dobëta në përzgjedhjen e programeve të duhura të studimit, kriteret e pranimit dhe tarifat për çdo program studimi, mbështetjen financiare që ofrohet për studime në Universitetin “Fan S. Noli”, programet e shkëmbimit të studentëve, me veprimtaritë akademike, kulturore e sportive që ky Universitet organizon dhe kompeticionet e ndryshme ku ai merr pjesë.

Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve të pranishëm, pedagogët u ndalën më pas me detaje në atë që secili fakultet ofron për maturantët sot, duke u bërë të ditura edhe mundësitë për të studiuar një semestër jashtë vendit si, në: Finlandë, Itali, Francë, Greqi, Gjermani, Porto, Bullgari, Rumani etj. në Universitete me të cilët universiteti ynë ka marrëveshje bashkëpunimi.

Takimin e radhës Universiteti ‘Fan S. Noli” do ta zhvillojë me nxënësit e shkollave të mesme të Bashkisë, Maliq.  

Leave a Reply