Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KËSHILLIN STUDENTOR TË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR

Në datën 12 qershor 2023, Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Studentor të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e të dy këshillave Kodhel Zere dhe Armando Lekaj gjatë një takimi që drejtues, pedagogë e studentë nga të dy universitet zhvilluan në mjedisete Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Lidhja e kësaj marrëveshjeje institucionale bashkëpunimi u vlerësua nga palët si një hap mjaft i rëndësishëm në shkëmbimin e përvojave mes studentëve, gjë e cila do të ndikojë dukshëm edhe në gjallërimin e jetës studentore në të dy universitetet. 

Gjithashtu përfaqësuesit e të dy universiteteve shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur nisma të tilla rinore në vazhdimësi, duke ndihmuar në formimin e brezave të ardhshëm dhe të ekspertëve në fusha të ndryshme.

Leave a Reply