ISH-STUDENTJA E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, SUELA ARMATA CENOLLI PËRUROI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” LIBRIN E SAJ “SHITËSJA E ËMBËLSIRAVE”

Në datën 18 dhjetor 2024 në një veprimtari të organizuar nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërisë u përurua libri “Shitësja e ëmbëlsirave” me autore ish-studenten e këtij Departamenti, Suela Armatra Cenolli.

Për këtë libër dhanë vlerësimet e tyre, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe përgjegjësi i Departamentit, prof. as. dr. Eris Rusi, të cilët gjithashtu e vlerësuan autoren edhe si një ish-studente të Universitetit tonë.

Në këtë veprimtari, ku ishin të pranishëm staf akademik dhe studentë të FEF, shkrimtarë e dashamirës të librit u theksua se Suela Armata vjen te lexuesi me një histori reale, histori ku guximi merr fuqi dhe përballon “tërmetet” e jetës me etjen për të jetuar e për të sfiduar të pamundurën, pasi sipas saj ëndrrat nuk duhen shtypur.

Ajo vjen me bukurinë shpirtërore të një gruaje.

Postimi i Mëparshëm
TAKIMET ME STAFIN DHE DISA ORË TË HAPURA ME STUDENTËT ISHIN PJESË E AXHENDËS SË STAFIT AKADEMIK NGA UNIVERSITETI JUGPERËNDIMOR “NEOFIT RILSKI”, BLAGOEVGRAD, BULLGARI, I CILI VIZITOI UNIKO NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +
Postimi Pasues
MBËSHTETJE, VULLNETARIZËM DHE SHPRESE PËR ATA QË KANË MË SHUMË NEVOJË- ME KËTË MOTO STUDENTËT, STAFI DHE VULLNETARËT E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” IU BASHKUAN FUSHATËS “KOVAT BLU”