Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“IMPLEMENTATION OF ARTIFICIAL INTELLIGENCE FOR UNIVERSITY IT STUDENTS” (INTELIGJENCA ARTIFICIALE PËR STUDENTËT E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “TEKONOLOGJI INFORMACIONI”) PROJEKTI QË DO TË ZBATOHET NË KUADËR TË PROGRAMIT READ

Në datën 12 shtator 2024 u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane një takim për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale për studentët e programeve të studimit Teknologji Informacioni.

Ky projekt është fituar në kuadër të programit READ (https://www.iie.org/programs/research-expertise-from-the-academic-diaspora/), mundësuar nga AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) në koordinim me IIE (Instituti Ndërkombëtar i Arsimit).

Projekti do të shtrihet gjatë vitit akademik 2024-2025, në departamentin e Informatikës me studentët e degës Teknologji Informacioni (Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane) me resident schoolar dr. Blerina Çeliku në bashkëpunim me kolegun nga diaspora, prof. dr. Genci Capi, ekspert në fushën e Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Hosei University, Tokyo, Japoni. 

Projekti, ka në fokus, rritjen e mundësive të bashkëpunimit, mobilitete të studentëve dhe stafit, si dhe orientim drejt kërkimit shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj në rajonin tonë.

Leave a Reply