Në datën 20 maj 2025 në kuadër të programit “Debating Economics” të Junior Achievement of Albania në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi me temë: “Formulimi i argumentit dhe komunikimi” me trajnuese prof. as. Ogerta Koruti Stroka.
Në këtë trajnim u bënë pjesë studentë të Klubeve të Debatit të FEF me koordinatore dr. Edlira Xega, dhe FE me koordinatore dr. Klaudia Lipi.
Partneriteti i Universitetit tonë me JAA u ka krijuar studentëve që janë pjesë e këtij klubi mundësinë për të mare njohuri të reja dhe për të zhvilluar aftësitë mbi mendimin kritik dhe komunikimin në publik, në trajnimet e organizuara çdo vit nga JAA mbi formatin e debatit.
Gjithashtu, përfshirja në rrjetin JAA u jep mundësi studentëve të marrin pjesë në gara kombëtare e ndërkombëtare e të zgjerojnë aftësitë dhe kontaktet e tyre me të rinj e profesionistë edhe përtej auditorëve ku studiojnë













