ELDA PURBA DHE ISUIDA BUSHO JANË DY STUDENTET E UNIKO TË CILAT U VLERËSUAN ME ÇMIM SPECIAL NË KONFERENCËN IV NDËRKOMBËTARE “(INTER)CULTURAL DIALOGUES” TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI OVIDIUS I KONSTANCËS, RUMANI

Në datat 22-23 nëntor 2024 u zhvillua edicioni IV i Konferencës Ndërkombëtare “(Inter)cultural Dialogues” i organizuar nga Universiteti Ovidius i Konstancës, Rumani, konferencë e cila bashkon studentë nga shumë vende të botës.

Këtë vit, Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga 2 studentet e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, viti III, Elda Purba dhe Isuida Busho, nën udhëheqjen e pedagogeve prof. as. dr. Daniela Stoica dhe dr. Juliana Çyfeku.

Në ditën e parë të konferencës, studentet tona prezantuan temën “Besa në kulturën shqiptare”, ndërkohë që duke qenë se kjo konferencë përkoi me Ditën e Alfabetit Shqip ato treguan për të pranishmit një legjendë të cilën e lexuan në gjuhën shqipe.

Prezantimi dhe eseja e studenteve të Universitetit “Fan S. Noli” u vlerësuan me çmimin special për të cilin i përgëzojmë të dyja vajzat.

Falënderime për ftesën dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me stafin dhe studentët përcjellim për Universitetin Ovidius të Konstancës, në veçanti për prof. as. dr. Cristina Dafinoiu, prof.as.dr. Veronica Nedelcu dhe prof. Laura Pascale.

 

Postimi i Mëparshëm
NISMA PËR MBËSHTETJEN E START UP-VE PËRMES FINANCIMEVE DIREKTE NGA PALËT E TRETA U PREZANTUA PËR STUDENTË TË UNIKO NË KUADËR TË DITËS SË SIPËRMARRJES
Postimi Pasues
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË KORÇË