DISKUTIMI KONKRET PËR APLIKIM NË PROJEKTE TË BASHKIMIT EVROPIAN SI PJESË E KONSORCIUMIT TË BALKAN UNIVERSITY CENTER ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË DREJTUESI I SAJ ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT ”FAN S. NOLI”

Në datën 17 janar 2024, drejtuesi i Balkan University Center, prof. Hristo Bondzholov, zëvendësrektor i Universitetit “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari u prit në një takim të veçantë nga drejtues të Universitetit “Fan S. Noli”.

Në qendër të takimit ishte diskutimi konkret për aplikim në projekte të Bashkimit Evropian si pjesë e konsorciumit që ka kjo qendër. Nga ana e tij, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e tij për të aplikuar në këto projekte kryesisht në fushën e edukimit, shkencave sociale dhe shkencave të aplikuara.  

Kjo Qendër e bashkëthemeluar nga universitetet: “St. Cyril and St. Methodius” University of Veliko Tarnovo, University of Nis, University of Craiova, “Namik Kemal” University, Tekirdag, International Slavic University “G.R.Derzhavin”, European Polytechnical University, VSU “Lyuben Karavelov”, University of Western Macedonia dhe “Fan S. Noli” University ka si qëllim të përgjithshëm zhvillimin e projekteve dhe përfshirjen në programe për stimulimin e arsimit, përmirësimin e bazës materiale dhe përgjithësisht krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e veprimtarive të tyre me idenë për të provuar një shërbim arsimor të cilësisë më të lartë, si dhe për të lehtësuar aplikimin për financimin e projekteve dhe programeve me strukturën e Bashkimit Evropian.

Previous Post
“MIGRIMI NË NJË BOTË TË GLOBALIZUAR: SHQIPËRIA DHE GREQIA” ISHTE TEMA E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN ARISTOTELI, GREQI
Next Post
“EDUKIM PËRMES KINEMASË”–VEPRIMTARI E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT ME PJESËMARRJEN E STUDENTËVE TË FEF

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right