Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DIABETI, EDUKIM DHE PARANDALIM”-LEKSION I HAPUR NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMËTARE TË DIABETIT

Në datën 14 nëntor 2022 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Diabeti, Edukim dhe Parandalim”. Studentë e pedagogë të Universitetit iu bashkuan stafit dhe studentëve të departamentit të Infermierisë, të cilët nëpërmjet këtij leksioni të hapur sollën të dhëna dhe fakte interesante në lidhje me sëmundjene diabetit si një sëmundje kronike, por me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Pedagoget dr. Adelian Galica, Msc. Erisa Grabocka, msc. Krisela Mulliri dhe studentët Desara Kovaçi, Jorgen Kasmollari, Xhoana Armata  Kamela Morava, Elda Shahollari u ndalën me detaje në prezantimet e tyre. Ata referuan në lidhje me historikun e kësaj sëmundjeje, shenjat, masat që duhen marrë për ta paranadaluar apo edhe për ta mbajtur nën kontroll.

Në këtë ditë studentët e departamenrit të Infermierisë ofruan edhe matjen falas të glicemisë për qytetarët në mjediset e parkut Rinia.

Leave a Reply