DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR “STEREOTIPI, PARAGJYKIMI DHE DISKRIMINIMI”, I UDHËHEQUR NGA PROFESORJA BELGE LAURENCE LIEVENS PRANË ICHEC, BRUKSEL

Në datën 27 mars 2025 në vijim të veprimtarive në kuadër të Pranverës Frankofone, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një orë e hapur me temë “Stereotipi, Paragjykimi dhe Diskriminimi”, e udhëhequr nga profesorja belge Laurence Lievens, e cila ushtron aktivitetin e saj akademik pranë ICHEC, në Bruksel.

Kjo veprimtari u zhvillua në gjuhën frënge dhe mblodhi së bashku studentë dhe pedagogë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja në programet e studimit “Gjuhë Frënge” dhe “Gjuhë Angleze”, si dhe nxënës të seksionit dygjuhësh të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Studentëve të UNIKO i`u bashkuan online edhe studentë të programeve të studimit në “Gjuhë Frënge” nga universitetet e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit.

Në fjalën e saj, prof. Lievens trajtoi konceptet e stereotipit, paragjykimit dhe diskriminimit, duke i analizuar ato në kontekstin e gjuhës, kulturës dhe të shoqërisë. Ajo theksoi se stereotipet shpesh formojnë paragjykime, të cilat mund të çojnë në diskriminim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. ✨ Përmes shembujve dhe referencave në kulturën frankofone, ajo i nxiti studentët të reflektonin mbi ndikimin e këtyre fenomeneve në jetën e përditshme.

Takimin e përshëndeti edhe Ambasadorja e Francës, znj. Catherine Suard, e cila vlerësoi rëndësinë e trajtimit të temave të tilla në një kontekst akademik. Ajo vuri në dukje rolin e edukimit në luftën kundër paragjykimeve.

Studentët, pedagogët dhe nxënësit patën mundësinë të reflektojnë mbi mënyrat e kapërcimit të stereotipeve dhe promovimit të barazisë në shoqëri.

Njëkohësisht ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe thellimin e njohurive mbi diskriminimin, duke e bërë edukimin një mjet kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Previous Post
STUDENTËT VLERËSOJNË – TAKIM INFORMUES DHE UDHËZUES NË LIDHJE ME SONDAZHIN KOMBËTAR TË STUDENTËVE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”
Next Post
PROJEKTI INSTITUCIONAL “RRITJA E ROLIT TË UNIVERSITETIT NË TRANSFERIMIN E TEKNOLOGJIVE TË PASVJELJES, TË PRODUKTEVE LOKALE” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E AGROUSHQIMIT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right