DEPARTAMENTI I EDUKIMIT, UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN IV NDËRKOMBËTARE “ERALY CHILDHOOD EDUCATION AND CARE”

Në datën 15 janar 2026 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua Konferenca IV Ndërkombëtare “Eraly Childhood Education and Care”.

Kjo konferencë u organizua nga departamenti i Edukimit, FEF në bashkëpunim me departamentin e Shkencave të Edukimit, Universiteti “Giovanni Maria Bertin”, Bolonjë me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore, Greqi dhe me Universitetin e Tetovës, Maqedoni e Veriut.

Takimin e përshëndetën zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko, dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, përgjegjësi i departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo dhe online prof. dr. Kushtrim Ahmeti, dekan i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Tetovës.

Si folës kryesorë në seancën plenare referoi online prof. assoc. Juliene Madureira Ferreira, pedagoge pranë Fakultetit të Edukimit dhe Kulturës, Universiteti Tampere me temën: “Një këndvështrim mbi bashkëpunimin ndërmjet fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe bashkëmoshatarëve të tyre në edukimin parashkollor gjithëpërfshirës”.

Më pas prof. as. Tomi Treska, pedagog i Universitetit Europian të Tiranës solli për pjesëmarrësit një analizë disadimensionale mbi temën “A është Shqipëria gati për ta bërë arsimin parashkollor të detyrueshëm”?

Pas seancës plenare punimet e konferencës vijuan në tri sesione paralele.

Postimi i Mëparshëm
Njoftim për studentët!
Postimi Pasues
STUDENTËT E PROGRAMIT “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE” ZHVILLOJNË LËNDËN E SKIVE NË PISTËN E FSHATIT TURISTIK TË DARDHËS

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right