CERTIFIKATA VLERËSIMI PËR STUDENTËT QË MORËN PJESË NË EDICIONI IV TË LABORATORIT  TË DEBATIT UNIVERSITAR “NGA FJALA TEK VEPRIMI”

Në datën 21 shkurt 2023, në mjediset e Rektoratit për studentët, të cilët përfaqësuan denjësisht Universitetin “Fan S. Noli” në veprimtarinë “Laboratori i Debatit Universitar–Nga fjala tek Veprimi, edicioni IV” u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje. Vlerësimin me këtë certifikatë në emër të Universitetit e bëri zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre dhe specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli.

Certifikatat kishin motivacionin: Për angazhimin dinjitoz në veprimtarinë “Laboratori i Debatit Universitar–Nga Fjala tek Veprimi, edicioni IV”, për mbështetjen e pakushtëzuar në përmbushjen e veprimtarive edukative, për fuqizimin e rolit të të rinjve (studentëve) për të qenë qytetarë proaktivë, me mendim kritik e aftësi të të folurit në publik, për të nxitur kulturën e debatit, për gjallërimin e jetës studentore, për promovimin e vlerave qytetare, si dhe për ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor. Në shenjë falënderimi nga Rektorati, pedagogët dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli”.”

Studentët që përfaqësuan Universitetin “Fan S. Noli” janë Romina Xhaferi, Joana Katundi, Dalina Krekas, Elva Lera, Silvana Firanj, Ketiana Papa, Erdi Mallkas dhe Eriona Dëmba.

Previous Post
INFORMIMI PROFESIONAL MEDIATIK KRYESISHT GJATË KATASTROFAVE NATYRORE ISHTE NË FOKUS TË NJË BASHKËBISEDIMI ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KU TË FTUAR ISHIN GAZETARË TË MEDIAS NË SHQIPËRI
Next Post
“ZBATIMI I KORPORAVE NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ NË WEB” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT III NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGIKOMP TË FINANCUAR NGA AGJENCIA E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI)

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right