Në datën 17 maj 2022 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet Forumi II Studentor me temë: “Transformimi digjital në kohën e sfidave” organizuar nga departamenti i Menaxhimit i Fakultetit të Ekonomisë dhe departamenti i Informatikës i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Beder dhe Albanian University.
Punimet e këtij forumi i hapi dr. Marinela Teneqexhi, pedagoge në departamentim e Menaxhimit, ndërsa përshëndeti studentët dhe orhanizatorët edhe dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli. Gjithashtu përgëzime për këtë organizim përcollën edhe prof. as. dr. Tidita Abdurrahmani, dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar Beder dhe prof. as. dr. Genta Rexha, përgjegjëse e departamentit të Inxhinerive, Albanian University.
Tematikat e Forumit ishin zgjedhur nga studentët referues edhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Telekomuikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit.
Referime nga studentët e Kolegjit Universitar Beder; Jonida HysA-“Sulmet në HTTPS”; Xhensil Ferhati-“Rreziqet që i kanosen fëmijëve shqiptarë nga lundrimi në internet”; Ervin Bega-“Bankingu elektronik”.
Referime nga studentët e Albanian University: Redi Gjona -“Dora robotike- projektimi mekanik dhe kontrolli nëpërmjet mikrokontrollorit Arduino”; Haksoneld Alliaj- “Si të përdorim Datasheet-et komerciale gjatë riparimeve/projektimeve elektronike/elektrike”.
Referime nga studentët e Universitetit “Fan S. Noli”: Xhenilda Xhuti & Josina Salillari – “Aplikimet e Inteligjencës artificiale”; Kristo Mano –“Përdorimi i sistemit operativ Linux dhe programeve open source në sistemin arsimor parauniversitar”; Gisela Avdi- “Mjete simulimi në rritjen e sigurisë dhe teknikat në evidentimin e sulmeve kibernetike”; Joana Katundi- “Transformimi digjital në industrinë e turizmit”;
Krenar Myrteza- “The metaverse: Here today, more tomorrow”; Eola Cuko- “Shërbimet publike dhe inovacioni”; Enkel Licenji- “Transformimi digjital dhe sfidat në implementimin e tij”;
Katerina Rota-“Teknologjia e informacionit në suksesin e biznesit”; Elvis Mustafa- “Teknologjia Blockchain, kriptomonedha Bitcoin dhe qarkullimi i saj”.
Në datën 6 maj 2022, Albanian University në partneritet me Universitetin “Fan S. Noli”, Canadian University of Technology dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” organizuan Konferencën IV Studentore “Inovacion në Inxhinieri, Shkencë dhe Teknologji”. Në këtë konferencë, nga Universiteti “Fan S. Noli” prezantuan punimet e tyre studentët: Desara Hoxha, nga programi i studimit “Teknologji Informacioni”, me temë: “Siguria dhe implementimi i AES në Python”, Erisa Muhaxhiri, nga programi i studimit “Informatikë Biznesi”, me temë: “Adoptimi i teknologjisë Cloud në biznes” dhe Josina Salillari, nga programi i studimit “Informatikë Biznesi”, me temë: “Një strategji e-business për një institucion arsimor”.
“Roli i mikrofinancës në periudhën e pandemisë Covid-19″ ishte tema e leksionit të hapur të zhvilluar nga departamenti Financë-Kontabilitet në datë 13 prill 2022. Z. Akil Kraja dhe z. Vangjo Mitace drejtues dhe specialistë të financës në institucionin financiar NOA sh.a ishin të ftuar, ndërsa leksioni u organizua nga lektoria e lëndës “Teknika bankare”, dr.Klaudia Lipi. Sipas saj, ky leksion u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Fakulteti i Ekonomisë nënshkroi me institucionin financiar NOA sh.a. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional parashikohen të realizohen praktikat profesionale të studentëve ,trajnime, edukimi financiar, punësim në sektorin financiar, si dhe pjesëmarrje në projekte të përbashkëta, me fokus mbështetjen e studentëve me potencial në sektorin financiar dhe zgjerimin e urave të bashkëpunimit mes stafit akademik të Universitetit “Fan S. Noli”dhe NOA sh.a.
Në datën 12 prill 2022, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga departamenti i Menaxhimit “Java e sipërmarrjes” u zhvillua një tryezë e rrumbullaket me pedagogë e studentë të këtij Departamenti dhe të Fakultetit Ekonomik, ndërsa të ftuar ishin përfaqësues të bizneseve në rajonin e Korçës. Në fjalën e hapjes prof. as. dr. Aida Gabeta përshëndeti të pranishmit, duke i ftuar ata të bëhen pjesë aktive e takimit me diskutimet, idetë dhe pyetjet e tyre. Drejtuesit e bizneseve ndanë me të pranishmit përvojat e tyre të të bërit biznes, si dhe iu përgjigjën interesit të studentëve, të cilët bënë pyetje të ndryshme në lidhje me sipërmarrjen dhe me vështirësitë që mund të hasen gjatë punës për hapjen dhe zhvillimin e një biznesi të ri. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte “shtylla” e parë e kësaj nisme, e cila do të pasohet nga vizitat në biznese të ndryshme që operojnë në rajonin e Korçës dhe së treti do të jetë konkursi i studentëve për ide të ndryshme biznesi.
Në datën 18 mars 2022, Fakulteti i Ekonomisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Association of Business Services Leaders Albania” me qëllim promovimin e edukimit në fushat e teknologjisë dhe të biznesit dhe për të përmirësuar programet shkollore në universitete në fushat BPO, ITO, SSC, R&D për tregun e huaj dhe vendas, duke përfshirë shërbime të kujdesit ndaj klientit, menaxhimin financiar, burime njerëzore, marketing, punësim, promovimet online etj. Marrëveshja u nënshkrua nga dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe drejtorja ekzektive e ABSL, znj. Ersenilda Elezi gjatë një veprimtarie të organizuar në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”. Sipas dekanes Alolli leksioni i hapur mbajtur me student të FE nga znj. Ersenilda Elezi në lidhje me shërbimet që ofron ABSL dhe leksioni “Cikli real i biznesit dhe çmimet e naftës” nga z. Veton Kurtsmajlaj, drejtor i The City Stats shënuan edhe veprimtarinë e parë që konkretizoi këtë bashkëpunim, për të vijuar më tej me veprimtari të tjera të përbashkëta si: info-day, seminare, tryeza të rrumbullakëta, trajnime që kanë për qëllim ndërgjegjësimin për start-up etj. Gjithashtu, palët ranë dakord që në kuadër të kësaj marrëveshjeje të krijohen ura bashkëpunimi mes punëdhënesve të sektorit të shërbimeve të biznesit dhe institucioneve arsimore të larta.
Në datën 18 mars 2022, Fakulteti i Ekonomisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Association of Business Services Leaders Albania” me qëllim promovimin e edukimit në fushat e teknologjisë dhe të biznesit dhe për të përmirësuar programet shkollore në universitete në fushat BPO, ITO, SSC, R&D për tregun e huaj dhe vendas, duke përfshirë shërbime të kujdesit ndaj klientit, menaxhimin financiar, burime njerëzore, marketing, punësim, promovimet online etj. Marrëveshja u nënshkrua nga dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe drejtorja ekzektive e ABSL, znj. Ersenilda Elezi gjatë një veprimtarie të organizuar në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”. Sipas dekanes Alolli leksioni i hapur mbajtur me student të FE nga znj. Ersenilda Elezi në lidhje me shërbimet që ofron ABSL dhe leksioni “Cikli real i biznesit dhe çmimet e naftës” nga z. Veton Kurtsmajlaj, drejtor i The City Stats shënuan edhe veprimtarinë e parë që konkretizoi këtë bashkëpunim, për të vijuar më tej me veprimtari të tjera të përbashkëta si: info-day, seminare, tryeza të rrumbullakëta, trajnime që kanë për qëllim ndërgjegjësimin për start-up etj. Gjithashtu, palët ranë dakord që në kuadër të kësaj marrëveshjeje të krijohen ura bashkëpunimi mes punëdhënesve të sektorit të shërbimeve të biznesit dhe institucioneve arsimore të larta.
Në datën 17 mars 2022, studentë të Fakultetit të Ekonomisë u bënë pjesë e konferencës studentore me temë: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes” organizuar nga Albanian University (UFO) në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Studentët pjesëmarrës trajtuan tema aktuale me interes nga fusha e ekonomisë dhe biznesit. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua denjësisht në këtë konferencë me këto referime, si: “Eukimi financiar dhe përfshirja financiare” nga studentja Adelajda Hoxhalli; “Dropshipping” nga studentët Xhenilda Xhuti & Ledio Terolli; “Menaxhimi i risqeve të Covid-19. Rast studimi: Tirana Retina Institute” nga studentja Katerina Rota.
Ju urojmë suksese studentëve tanë në hapat e tyre të parë në rrugën e kërkimit shkencor!
Në datën 9 mars 2022, eksperti ndërkombëtar nga Izraeli Tal Catran menaxher, mentor, sipërmarrës, ekspert i zhvillimit të biznesit, me përvojë të gjerë në marketingun ndërkombëtar, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u prit fillimisht nga drejtues të tij. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello e falënderoi z. Tal për vizitën dhe i shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejon për bashkëpunim, duke e parë me mjaft interes edhe këtë takim me fokus nxitjen e studentëve për t`u përfshirë në sistemin e startup-eve, duke marë edhe ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtarë. Pasi u njoh nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë, eksperti Tal Catran shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar këshilla dhe udhëhequr sipërmarrësit e rinj të mendojnë ndryshe. Pikërisht këtë ai e diskutoi edhe në ëorkshop-in që zhvilloi më pas me stafin dhe studentët e departamentit Marketing-Turizëm me temë: “Si të ndërtojmë një ekosistem të suksesshëm startup-esh”. Ai u tha studentëve se duhet të zhvillojnë idetë e tyre, pa ndrojë dhe hezitim, duke u përpjekur për suskses. Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me “Korca Innovation & Technology Hub” dhe UBT, Kosovë krahas departamentit Marketing-Turizëm bashkëpunimi do të shtrihet edhe me departamentin e Informatikës etj., ku studentët do të kenë edhe më tepër mundësi për të zhvilluar diskutime të tilla të hapura jo vetëm me z. Tal por edhe me ekspertë të tjerë.
Në datën 3 mars 2022 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë: “Sfidat e industrisë turistike në rajonin e Korçës-Koordinimi i grupeve të interesit” organizuar nga departamenti Marketing-Turizëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor, bizneseve turistike në rajonin e Korçës, pedagogëve dhe studentëve të FE dhe të ftuarve të tjerë. Në fjalën e hapjes dekani i FE, prof. as. dr. Ledina Alolli u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në takim, ndërsa theksoi se qëllimi i këtij organizmi është bashkëpunimi, shkëmbimi i mendimeve dhe ideve me fokus një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend siç është turizmi. “Bashkëpunimi me njëri-tjetrin, sektor publik dhe privat, duke patur si urë lidhëse Universitetin me kapacitetet profesionale, burimet njerëzore që ai ofron në përshtatje me kërkesat e tregut të punës, duhet të jenë kryefjala e zhvillimit të turizmit në Korçë. Sot Korça dhe i gjithë qarku ynë është rikthyer në vëmendjen e shumë vizitorëve. Për të rritur më tej numrin e turistëve dhe për t`u bërë më të konkurueshëm në rajon me qëllimin final që ta kthejmë Korçën në një destinacion turistik të qëndrueshëm, departamenti organizoi edhe këtë tryezë diskutimesh”. Vlerësime për këtë takim me diskutimet dhe analizën e problematikave dhe sfidave me të cilat përballet sot industria turistike në Rajonin e Korçës, dha edhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili gjithashtu u shpreh se Universiteti do të jetë në mbështetje të zhvillimit të turizmit në rajon me kapacitetet e veta intelektuale dhe specialistët që përgatit.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo përshëndeti organizmimin e kësaj tryeze, duke e parë atë si një mundësi shumë të mirë diskutimi midis aktorëve kryesorë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit rajonal, duke qenë se Korça jo vetëm që ka pësuar mjaft transformime, por njëkohësisht ajo ka trashëguar edhe mjaft vlera nga e kaluara.
Nënkryetarja e Qarkut, Korçë, znj. Mimoza Shuli midis të tjerash tha se duhet të synojmë turizmin gjithëvjetor dhe turistët e huaj, duke mos u mjaftuar vetëm me vizitorët vendas. Duhet të dalim me paketa turistike rajonale dhe, përtej kësaj, të promovohen të gjitha atraksionet turistike, pasi disa zona të rajonit tonë janë të panjohura për turistët e huaj.
Më pas takimi vijoi me referimin e pedagoges, prof. as. dr. Mamica Nene me temë:
“Digjitalizimi si një oportunitet në turizëm. Oferta e Universitetit në përpjekje për të plotësuar kërkesat e tregut”, ndërsa prof. as. dr. Eleina Qirici referoi temën: “Turizmi, domosdoshmëri për zhvillimin e rajonit”.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me përfaqësues të bizneseve turistike dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse për realizimin e praktikave mësimore të parashikuara në kurrikulën mësimore, duke ofruar kështu një forcë punëtore më të kualifikuar në tregun e punës.
Në datën 28 shkurt 2022 u zhvillua një takim online mes drejtuesve të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre, dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, përgjegjësi i departamentit të Agronomisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe pedagogu Ardian Çërava. Nga Universiteti i Plovdiv-it, Bullgari ishin të pranishëm rektorja, prof. dr. Hristina Yancheva, zëvendësrektorët, dekanët e fakulteteve dhe përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënie me Jashtë. Gjatë takimit përfaqësuesit zyrtarë të të dy universiteteve prezantuan ofertat akademike të secilit institucion. Gjithashtu u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit institucional, si dhe u diskutua rreth mundësive për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët, si: bujqësia dhe ekonomia, duke qenë se Universiteti i Plovdiv-it ka në përbërjen e tij edhe departamentin e Ekonomisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashikohen kërkime të përbashkëta shkencore; shkëmbim i publikimeve dhe literaturës; publikime të përbashkëta; shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik e studiuesve; ofrimi i diplomave të përbashkëta; organizimi i veprimtarive të përbashkëta, si; konferenca shkencore, ëorkshope, tryeza të rrumbullakëta, kurse të shkurtra trajnuese etj. Takime të tjera do të vijojnë me përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli” për të diskutuar për mundësi konkrete bashkëpunimi midis dy IAL-ve dhe për të hartuar axhendën e veprimtarive.