Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Bursat e ofruara nga programi IMB MBA për Liderat e Ardhshëm, 2017 

Afati i aplikimit: 30 Shtator 2017
Hapur për: shtetas të vendeve në zhvillim
Përfitimet: çdo çmim vlerësohet në 28,000 euro

Përshkrimi

Thirrja për aplikim për Programin e Bursave IMD Future Leaders MBA është tashmë e hapur për studentët të cilët duan të studiojnë në Zvicër.

Shkolla e Biznesit IMD është në Lozanë, Zvicër. Ajo është një nga institucionet e para të biznesit dhe menaxhimit në botë. IMD është themeluar në vitin 1990 pas bashkimit të dy shkollave të biznesit.

IMD ofron vlera dhe bursa MBA në bazë të nevojave. Programi do të ofrojë një bursë për çdo kandidat. MBA, është një investim i rëndësishëm në të ardhmen tuaj.

Kriteret

  • Kjo bursë është për kandidatët që kanë aplikuar tashmë në programin IMD MBA me kohë të plotë;
  • Kjo mundësi ju ofrohet aplikantëve të cilët shfaqin potencial udhëheqës;
  • Shtetas të vendeve në zhvillim;
  • Aplikantët duhet të kenë rezultate të larta, letra referimi bindëse dhe progres të qëndrueshëm në karrierë;
  • Studentët duhet të kenë paraqitur aplikimin e tyre të pranimit në programin me kohë të plotë IMD MBA, në mënyrë që të merren parasysh;
  • Bursat do të ofrohen vetëm për studentët që janë pranuar në një program studimi.

Përfitimet

  • Çdo vit ofrohen 3 bursa studimi;
  • Kohëzgjatja e sponsorizimit: Një vit – gjithë kohëzgjatja e programit;
  • Shuma e ofruar nga bursa e studimit është 28.000 Euro;
  • Bursa ka për qëllim të ndihmojë studentët në finacimin e një viti studimi në IMD;
  • Pagesa përfshin: material mësimore dhe libra; udhëtimi dhe akomodimi për projektet e organizuara nga IMD, pjesëmarrje në OËP dhe programet e përzgjedhura ekzekutive; drekë në IMD 5 ditë në javë dhe një këshilltar për integrimin e partnerëve.

Si të aplikoni?

Para se të aplikoni për këtë bursë studimi, ju duhet të keni aplikuar paraprakisht në një nga programet e IMD. Për të bërë këtë ju duhet të plotësoni aplikimin online të MBA përpara afatit të aplikimit.

Për të aplikuar për këtë bursë, ju duhet të dorëzoni një ese (maksimumi 750 fjalë). Temat e eseve ndryshojnë çdo vit. Duke vizituar faqen e internetit, ju do të gjeni temën aktuale të këtij viti. Përdorni shembujt e IMD MBA për të shkruar esetë tuaja.

Plotësoni formularin e financimit dhe aplikimit.

Për të aplikuar: bashkëngjisni dokumentat në adresën e email-it:

mbafinance@imd.org

Për informacione të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare:

https://www.imd.org/mba/admissions/one-year-mba-program-fees-expenses/

 

 

Leave a Reply