Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Bursat CHEVENING – Janë hapur thirrjet për sezonin 2018- 2019

Të nderuar studentë!

 Janë hapur aplikimet e programit të bursave Chevening për vitin akademik 2018-2019. Ky program u mundëson udhëheqësve të ardhshëm të ndjekin studimet master në çdo universitet të Mbretërisë së Bashkuar. Bursa mbulon tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës, financon udhëtimin Shqipëri- Mbretëri e Bashkuar (vajtje-ardhje), si edhe një kuotë për përgatitjen e temës së diplomës. Për më shumë informacion për programin, dokumentet dhe mënyrën e aplikimit referojuni linkut të mëposhtëm http://www.chevening.org/albania. Thirrja është çelur në datën 7 Gusht 2017 dhe mbyllet në datën 7 Nëntor 2017.

Për konsultime dhe ndihmë në aplikim drejtohuni tek “Qendra e Karrierës dhe Alumni”.

Adresa: Universiteti “Fan S. Noli” , Fakulteti i Ekonomisë, kati V.

Leave a Reply