Në datën 25 maj 2022, Biblioteka Universitare në bashkëpunim me departamentin e Shkencave Sociale organizuan një veprimtari shkencore për paraqitjen e veprave “Lindja e tragjedisë” nga Niçe dhe “Leksione sociologjike” nga Emil Durkheim, trajtuar nga studentët e këtij departamenti. Në këtë veprimtari ishte e ftuar alumni, znj. Mamica Shishi, koordinatore e Shërbimit Mbështetës për Fëmijët dhe Familjet në Nevojë, e cila ndau me studentët përvojën e saj si ish-studente e Universitetit “Fan S. Noli” në programin e studimit “Filozofi-Sociologji”, duke i motivuar studentët e pranishëm të thellohen në studimet e tyre për të arritur sukses në të ardhmen kudo ku mund të punpjnë. Më pas, veprimtaria vijoi me studentet Gloria Nure dhe Maria Xheli, të cilat duke vënë në zbatim njohuritë e mara gjatë ciklit të tyre të studimeve, trajtuan veprat “Lindja e tragjedisë”nga Niçe dhe “Leksione Sociologjike” nga Durkheim, duke i lpërafruar ato me realitetin e sotëm. Përgjegjësja e departamentit të “Shkencave Sociale”, dr. Magdalini Vampa, bashkorganizatore e veprimtarisë, vlerësoi punën e studenteve në trajtimin që u bënë veprave të lartpërmendura, ndërsa u shpreh se përvoja e sjellë nga ish-studentët e këtij Departamenti, është një mundësi mjaft e mirë për të motivuar studentët aktualë të bëjnë zgjedhjen e duhur për karrirën e tyre. Kjo veprimtari, si dhe të tjera që do të organizohen nga Biblioteka Universitare u shërbejnë studentëve për të nxitur mendimin kritik, për t’i afruar sa më tepër me librin, si dhe për të vënë në zbatim njohuritë e përftuara gjatë studimeve.
BIBLIOTEKA UNIVERSITARE NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI SHKENCORE PËR PARAQITJEN E VEPRAVE “LINDJA E TRAGJEDISË” NGA NIÇE DHE “LEKSIONE SOCIOLOGJIKE” NGA EMIL DURKHEIM
Previous Post
DEPARTAMENTI I “MENAXHIMIT” I FAKULTETIT TË EKONOMISË ZHVILLOI ME STUDENTËT LEKSIONIN E HAUR ME TEMË: “MENAXHIMI I EMERGJENCAVE CIVILE NGA PUSHTETI LOKAL”, KU TË FTUAR ISHIN, Z. THANAS TONA, ZËVENDËSKRYETAR PRANË BASHKISË KORÇË DHE Z. GJERGJI RAIDHI, SPECIALIST I EMERGJENCAVE CIVILE, BASHKIA KORÇË
Next Post
“RIVLERËSIM I DISA STRUKTURAVE SINTAKSORE TË SHQIPES, TË PARAQITURA NË BOTIMIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË “GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE II”- LEKSION I HAPUR NGA PROF. AS. DR. ELONA ÇEÇE