Në datën 1 prill 2022, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli” dhe departamenti i Edukimit, në bashkëpunim me bibliotekën “Thimi Mitko”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, organizuan veprimtari me studentet e programit të studimit “Arsim Parashkollor dhe Arsim Fillor”, të cilat improvizuan përrallën “Gjyshja e gëzuar” për fëmijët e klasës së 3-të të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra”, si dhe për fëmijët e klasës së 2-të të shkollës “Demokracia”.
Studentet krijuan sfondin e përrallës në formën e tapetit magjik, duke përdorur materiale të riciklueshme. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte që studentët të vinin në zbatim dijet e marra në lëndën “Letërsi për fëmijë”, duke i dhënë edhe një atmosferë të ngrohtë takimit.