BIBLIOTEKA SHKENCORE DHE DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN E HOLLANDËS, TIRANË ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 16 DITËVE TË AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE, SI DHE TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Në datën 6 dhjetor 2022, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Biblioteka Shkencore dhe departamenti i Edukimit, Universiteti “Fan S. Noli” në  bashkëpunim me ambasadën e Hollandës në Tiranë organizuan me studentë të këtij Departamenti një veprimtari ndërgjegjësuese, e cila përcjell mesazhin:  “Shoqëria sot ka  nevojë për gra që janë të forta sa mund të jenë edhe të buta, janë të pasionuara sa mund të jenë edhe racionale, janë të disiplinuara sa të mund të jenë të lira”. Pedagogu Arjan Kamburi theksoi se departamenti i Edukimit do të vijojë të zhvillojë veprimtari të tilla edhe në muajt në vijim, duke i ftuar studentët që në fund të çdo filmi të bëhen pjesë e debatit dhe diskutimeve në lidhje me mesazhet që ata përcjellin.

Universiteti ynë i bashkohet traditës së festimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sipas specialistes së Bibliotekës, znj. Elena Tona organizata hollandeze “Movies that Matter” këtë vit zgjodhi me kujdes gjashtë filma/dokumentarë që nxisin debate rreth të drejtave të njeriut, qëndrueshmërisë dhe luftës për drejtësi. Gjithashtu, Ambasada u ofroi edhe organizatave të shoqërisë civile, institucioneve akademike dhe palëve të tjera të interesuara mundësinë e shfaqjes së këtyre filmave.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË FINALET E KAMPIONATEVE TË SPORTIT UNIVERSITAR ME EKIPIN E VOLEJBOLLIT TË VAJZAVE DHE EKIPIN E BASKETBOLLIT TË DJEMVE
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” IU BASHKUA NISMËS SË PREFEKTIT TË KORÇËS, Z. NERTIL JOLE PËR TË DHURUAR GJAK, BASHKË ME PUNONJËS TË INSTITUCIONEVE TË NDRYSHME TË QYTETIT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right