Nga data 9–13 qershor 2025 Universiteti “Fan S. Noli” mirëpriti staf akademik nga dy universitete bullgare.
Profesore Daniela Tasevska, Fakulteti i Filozofisë në Universitetin “St. Cyril and St. Methodius” në Veliko Tarnovo, profesore Gergana Dyankova, Fakulteti i Pedagogjisë në Universitetin “Neofit Rilski”, si dhe profesore Sofiya Dermendzhieva, gjithashtu pjesë e stafit akademik të këtij Universiteti.
Gjatë vizitës në Universitetin tonë ato zhvilluan takime me përfaqësues të Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, si dhe me pedagogë nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.
Takime të tilla u shprehën ata kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të mobiliteteve të trajnimit, të realizuara në bazë të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes universiteteve, me synim thellimin e partneritetit dhe zhvillimin profesional të stafit akademik.






\
