Në datën 23 prill 2026 departamenti i Matematikës dhe Fizikës, FSHNH, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi një leksion të hapur mbi fraktalet, i mbajtur nga pedagogia e ftuar prof. dr. Margarita Ifti, staf akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.
Gjatë leksionit ajo ndau me studentët e këtij Fakulteti konceptet bazë të fraktaleve, vetë-ngjashmëria dhe aplikimet e tyre në matematikë, fizikë dhe natyrë.
Kjo orë e hapur u ndoq me interes nga stafi dhe studentët, të cilët nuk nguruan të bëjnë edhe pyetje, duke krijuar një hapësirë të gjerë diskutimi për temën në fjalë.








