BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL ISHTË NË QENDËR TË TAKIMIT QË U ZHVILLUA MIDIS DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT “ST. CYRIL AND ST. METHODIUS”, VELIKO TARNOVO, BULLGARI

Në datën 26 korrik 2023 rektori i Universitetin “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre pritën në takim një përfaqësi nga Universiteti “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari të përbërë nga rektori, prof. dr. Dimitar Dimitrov, prof. as. dr. Anna Imanova, zëvendësrektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe prof. Vladimir Vladov, zëvendësdekan.

Prof. Dhimitri Bello i uroi suksese në detyrë rektorit të ri të Univeristetit “St. Cyril and St. Methodius”, duke e vlerësuar prof. Dimitrov-in si një ndër miqtë e vjetër të Univeristetit tonë. Ai tha se universiteti i Veliko Tarnovos është një nga universitetet më të vjetër e më prestigjiozë në Bullgari, ku është ngritur Qendra Ballkanike në të cilën marrin pjesë 9 universitete rajonalë. Ndërkohe, ai shprehu besimin se bashkëpunime të tjera të reja edhe më të frytshme do të ketë midis dy institucioneve tona, ku krahas Qendrës veçoi edhe programe të përbashkëta studimi në kuadër të ndërkombëtarizimit, bashkëpunime në programet Erasmus+, diploma të dyfishta etj.

Shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm e vlerësoi këtë takim edhe rektori i Universitetit “St. Cyril and St. Methodius”, prof. Dimitrov. “Ne kemi një politikë të zhvilluar ballkanike dhe universiteti ynë luan një rol të rëndësishëm në politikat e Ballkanit.  Me Universitetin “Fan S. Noli” kemi një lidhje tradicionale, të hershme, kemi bashkëpunuar shumë në programet Erasmus dhe të tjera, ku kërkohej partneritet i përbashkët, por me mandatin tim të ri do shohim që këto marrëveshje të zgjerohen edhe më tej dhe të kemi rezultate të tjera edhe më të mëdha”.

Previous Post
Ndërtimi i laboratorit për kërkime mbi ushqimin dhe identifikimi i metodave të avancuara të analizës së ushqimit.
Next Post
STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË KONFERENCËN XII NDËRKOMBËTARE DHE NË SHKOLLËN VERORE “ASECU YOUTH” TË ORGANIZUAR NË UNIVERSITETIN AEGEAN, CHIOS, GREQI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right