BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETEVE RUMUNE ISHTE NË FOKUS TË NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR MIDIS REKTORIT TË UNIKO DHE DEPUTETIT TË PARLAMENTIT RUMUN, Z. BOGDAN ALIN STOICA 

Në datën 22 nëntor 2021, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre, përgjegjësi i departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica dhe pedagogu, dr. Eris Rusi zhvilluan një takim me deputetin e parlamentit rumun, z. Bogdan Alin Stoica, me z. Radu Cosmin Savulescu, drejtor ekzekutiv i Aleancës Shpiptare në Rumani, përkthyesin Luan Topçiu dhe me botuesin, z. Gëzim Tafa. Biseda u fokusua në bashkëpunimin midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe universiteteve rumune me qëllim vazhdimin e traditës së marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, si dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi kryesisht në fushën e arsimit. Rektori vlerësoi mbështetjen e ofruar nga deputeti Stoica dhe e siguroi atë se edhe Universiteti “Fan S. Noli” është i hapur për këtë bashkëpunim, duke u ndalur konkretisht në programe të përbashkëta studimi dhe në organizimin e çdo lloj veprimtarie që kontribuon në forcimin e marrëdhënieve mes universiteteve.

Deputeti Bogdan Alin Stoica theksoi se nuk mund të ketë zhvillim nëse nuk investohet në arsim dhe kulturë për një shoqëri sa më të zhvilluar.

Përkthyesi Luan Topçiu, i cili porsa kishte prezantuar përkthimin e tij “Fryt” në auditorët e FEF, u shpreh se janë veprimtari të tilla që ndihmojnë dialogun dhe forcojnë lidhjet mes universiteteve. Gjithashtu ai ftoi edhe pedagogët e UNIKO të botojnë studime të tyre në revistën “Albanika” që botohet në Rumani, duke ndarë vlera e kultura letrare që kanë lidhje me të dy vendet.

Vlerësime për bashkëpunimin e deritanishëm me pedagogët në fushën e botimeve ka shprehur edhe botuesi, z. Gëzim Tafa, duke siguruar se do ta zgjerojë edhe më tej këtë bashkëpunim.

Previous Post
UNIKO LIDH MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “OVIDIUS” TË RUMANISË
Next Post
VELLIMI POETIK DYGJUHËSH “FRYT» I POETIT TË MIRËNJOHUR RUMUN CEZAR IVANESCU, I PËRKTHYER NGA PROFESOR LUAN TOPÇIU, ËSHTË PREZANTUAR NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË, FEF NË BASHKËPUNIM ME QENDRËN RUMUNE TË INFORMIMIT DHE KLUBIN E SHKRIMTARËVE “BOTA E RE”, KORÇË