Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI ISHTE NË QENDËR TË TAKIMIT MIDIS Z. METIN BULUT ATASHE PËR ARSIMIN I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË TURQISË NË SHQIPËRI DHE DREJTUESVE TË UNIKO

Në datën 18 prill 2024, Atasheu për Arsimin i Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Metin Bulut vizitoi Universitetin “Fan Noli”.

Së bashku me kryetarin e Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra dhe personalitete të tjerë që i shoqëronin u pritën në takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe drejtues të tjerë të Universitetit.

Në qendër të diskutimit mes tyre ishte krijimi i mundësive dhe hapësirave për bashkëpunim midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe universiteteve turke, kryesisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, për shkëmbime të stafi dhe studentëve, për botime të përbashkëta etj.  

Z. Bulut falënderoi të pranishmit për pritjen, ndërsa u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo nismë të Universitetit “Fan S. Noli” jo vetëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që ai ka me universitete në Turqi, por edhe për “ndërtimin e urave” të reja për bashkëpunime edhe në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të UNIKO.

Leave a Reply