BASHKËPUNIMI ISHTE NË QENDËR TË TAKIMIT MIDIS Z. METIN BULUT ATASHE PËR ARSIMIN I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË TURQISË NË SHQIPËRI DHE DREJTUESVE TË UNIKO

Në datën 18 prill 2024, Atasheu për Arsimin i Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Metin Bulut vizitoi Universitetin “Fan Noli”.

Së bashku me kryetarin e Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra dhe personalitete të tjerë që i shoqëronin u pritën në takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe drejtues të tjerë të Universitetit.

Në qendër të diskutimit mes tyre ishte krijimi i mundësive dhe hapësirave për bashkëpunim midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe universiteteve turke, kryesisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, për shkëmbime të stafi dhe studentëve, për botime të përbashkëta etj.  

Z. Bulut falënderoi të pranishmit për pritjen, ndërsa u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo nismë të Universitetit “Fan S. Noli” jo vetëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që ai ka me universitete në Turqi, por edhe për “ndërtimin e urave” të reja për bashkëpunime edhe në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të UNIKO.

Previous Post
Thirrje për aplikim për pjesëmarrje të studentëve në Akademinë Verore “The Balkans in the Roots of Linguistic, Literary, Historical and Ethnographic Studies”
Next Post
U ZHVILLUA SIMPOZIUMI SHKENCOR “DY PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARE NË PERANDORINË OSMANE, ILIAZ BEJ MIRAHORI DHE KOÇI BEJ” I ORGANIZUAR NGA FONDACIONI “ALSAR” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STAMBOLLIT, UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” DHE SHOQATËN E VAKËFEVE NË KORÇË