BASHKËPUNIMI I DERITANISHËM ME CLEANSCORE DHE ZGJERIMI I TIJ ME SHËRBIME TË REJA ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË DREJTUES TË UNIVERSITETIT, DREJTORIVE TË REKTORATIT DHE SPECIALISTË TË SEKTORËVE TË NDRYSHËM ZHVILLUAN ME KOORDINATOREN E CLEANSCORE, ANASTASIA KINOLLI

Në takimin e zhvilluar në datën 23 janar 2023 në mjediset e Rektoratit u fol konkretisht për shërbimet që tashmë prej 3 vitesh CleanScore ofron në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin tonë si:   

Korrigjimi Automatik i Provimeve, me synimin për të rritur cilësinë dhe transparencën në procesin e vlerësimit të studentëve;

Përkthimi në shqip i teksteve akademike ndërkombëtare si një nga komponentët e CleanScore në kuadër të përmirësimit të cilësisë së teksteve akademike në Shqipëri, si dhe sigurimit të njohurive sa më koherente për studentët.

Platforma e librave elektronike LibRe, ndërtimi i së cilës ka si qëllim heqjen e sa më shumë pengesave fizike për lexuesit, duke rritur aksesueshmërinë dhe ulur kostot nga ana e tyre.

Konkursi i Punimeve Kërkimore me qëllim për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, një konkurs i hapur për studentët aktualë të çdo universiteti.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me dizenjimin e Pyetësorëve për studentët, nëpërmjet të cilëve ofrohet mundësia e nxjerrjes së rezultateve menjëherë pas përfundimit të sezonit të provimeve, por edhe të pyetësorëve të ndryshëm.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PËRFAQËSOHET DENJËSISHT NË KAMPIONATIN III KOMBËTAR TË PING-PONGUT, DUKE U RENDITUR NDËR MË TË MIRËT E KËTIJ KOMPETICIONI
Next Post
Hapet thirrja që ka në fokus start-up-et për vendet “Widening” ku përfshihet edhe Shqipëria  

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right