BASHKËPUNIME NË PROJEKTE TË PËRBASHKËTA ISHTE NË FOKUS TË TAKIMEVE QË PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NË UNIVERSITETIN E ORLEONIT, FRANCË

Në datat 15-17 prill 2024, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e organizuar nga Universiteti i Orleonit, Francë në kuadër të projektit Erasmus +KA171 që ka me këtë Universitet.

Përgjatë tre ditëve të këtij takimi të parë, secili universitet bëri pezantimin e tij, si dhe u paraqitën detaje për zhvillimin e projektit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Universitetit tonë gjatë takimeve patën mundësinë të bisedonin edhe me kolegë në secilin fakultet të Universitetit të Orleonit, ku diskutuan në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve të studentëve e stafit.

Previous Post
VIJOJNË TRAJNIMET NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE 2024 – 2025 MBËSHTETUR NGA MAS
Next Post
THIRRJE PËR MOBILITET PËR MËSIMDHËNIE/TRAJNIM NË UNIVERSITETIN “ARISTOTELI”, SELANIK, GREQI