Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“APLIKIMI I MJETIT DIGJITAL CANVA.COM NË MËSIMDHËNIE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NGA PEDAGOGIA DR. DORELA KAÇAUNI NË KUADËR TË PROJEKTIT KOMBËTAR DIGJIKOMP

Në datën 3 shkurt 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi “Aplikimi i mjetit digjital Canva.com në mësimdhënie”, drejtuar nga pedagogia e departamentit të Gjuhëve të Huaja, dr. Dorela Kaçauni. Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit kombëtar DIGJIKOMP tē financuar nga Agjencia Kombëtare për Kērkim Shkencor dhe Inovacion. Trajnerja Kaçauni tha se ishte kënaqësi e madhe të mirëprisnim një numër kaq të madh mësuesish, të cilët u përkisnin të gjitha fushave. Ky trajnim pati edhe një sesion të dytë ku pjesëmarrësit panë shembuj konkretë se si mund të aplikohen mjetet digjitale në mësimdhënie pë ta bërë orën e mësimit sa më interaktive dhe të këndshme për nxënësit.

Leave a Reply