“ANTOLOGJIA E POEZISË BASHKËKOHORE GREKE” E PËRKTHYESIT SOKOL ÇUNGA U PREZANTUA NË NJË VEPRIMTARI TË VEÇANTË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË NË BASHKËPUNIM ME KLUBIN E SHKRIMTARËVE “BOTA E RE”

Në datën 6 nëntor 2021 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u prezantua libri i përkthyesit Sokol Çunga “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”. Në këtë takim, i cili u organizua nga departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë ishin të pranishëm pedagogë të këtij fakulteti, studentë, poetë etj. Në fjalën e saj, dekania e FEF, prof.as. dr. Jonela Spaho tha se kjo antologji, e cila vjen 35 vjet nga botimi i parë, mbush një boshllëk të dukshëm në njohjen e lexuesit shqiptar me poezinë bashkëkohore të popullit fqinj. “Kjo buqetë poezish nis me një autor shqiptar, pasi letërsia nuk njeh kufij. Pjesa më e madhe e këtyre poezive trajtojnë probleme sociale e politike, por në të nuk mungon poezia e dashurisë. Sokoli ka perceptuar më së miri mesazhin poetik të çdo poeti, të cilët mbartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke”.

Më pas vlerësime për librin dhe mesazhet që ai përcjell kanë shprehur edhe pedagogët, dr. Ersi Rusi e Neli Naço, të cilët gjithashtu shprehën kënaqësinë që diskutojnë për emra të përzgjedhur të letërsisë që paraqesin një frymë dhe botëkuptim bashkëkohor me një lidhje të ngushtë edhe me realitetin gjeografik. Vlerësime për autorët e përzgjedhur dhe përshtatjen e tyre në mënyrë shumë të qartë e të kuptueshme në gjuhën shqipe, përcollën edhe përgjegjësja e departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Anyla Saraçi dhe pedagogia, prof. dr. Irena Nikaj.

Vetë përkthyesi Çunga shprehet se kjo antologji erdhi si rezultat i një pune disavjeçare në të cilën ka përzgjedhur kryesisht autorë të rinj dhe tematika që e marrin shtysën nga jeta e përditshme dhe pikërisht për këtë ai e ka patur më të lehtë për ta përshtatur në gjuhën shqipe. 

Kjo veprimtari u shoqërua edhe me recitime poezish, të cilat studentët i përzgjodhën nga ky libër.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA XVI SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “ARSIMI DHE KULTURA NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PJESË E PANAIRIT “EU4EDUCATION”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right