ANGAZHIMI I PËRBASHKËT PËR TË MBËSHTETUR STUDENTËT ME AFTËSI NDRYSHE DHE PËR TË KAPËRCYER HENDEKUN DIXHITAL ISHTE FOKUSI I TRAJNIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT HAWKING

Në datat 23-24 janar, projekti HAWKING bëri bashkë ekspertë nga Universiteti i Madeirës (UMa) dhe Universiteti i Nikosias (UNIC) në një trajnim mbi kalimin dixhital gjithëpërfshirës. Pjesëmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina shqyrtuan dhe analizuan mjete dhe strategji inovative për të përmirësuar aksesueshmërinë në arsim.

Gjatë dy ditëve të trajnimit rreth 40 pjesëmarrës u fokusuan në çështjet si:

  • mjetet teknike – Kuptimi dhe integrimi i zgjidhjeve dixhitale për gjithëpërfshirje;
  • udhëzime për zbatim – Hartimi i protokolleve për një tranzicion dixhital të qetë.
  • Trajnime bashkëpunuese – Sesione diskutimi dhe planet veprimi të përshtatura për secilin vend.
  • Seanca plenare dhe hapat e ardhshëm – Ndarja e ideve dhe përcaktimi i veprimeve të ardhshme për progres të qëndrueshëm.

Kjo nismë, pjesë e Paketës së Punës 2, forcon angazhimin e përbashkët për të mbështetur studentët me aftësi ndryshe dhe për të kapërcyer hendekun dixhital.

Një falënderim i përzemërt u përcoll në takim për trajnerët dhe pjesëmarrësit që kontribuan në shkëmbimin e njohurive dhe inovacionin në Ballkanin Perëndimor.

Previous Post
ME TEMA SFIDUESE DHE EMOCIONUESE, TË CILAT PO FORMËSOJNË EPOKËN DIGJITALE, STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË, UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN IV STUDENTORE “UNLOCKING DIGITAL TRANSFORMATION” E ORGANIZUAR NGA INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË
Next Post
Nderim për Kryepeshkopin Anastas Janullatos