“AMERICAN DREAM”–HISTORIA E JASHTËZAKONSHME E BEQIR POTKËS NGA FERRI KOMUNIST DREJT TOKËS SË PREMTUAR, I AUTORIT ERIS RUSI U PËRURUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 24 shkurt 2023, në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korcë, u përurua libri “American Dream”–historia e jashtëzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt tokës së premtuar, i autorit Eris Rusi dhe botuar nga shtëpia botuese Toena.

Të pranishmit i përshëndeti fillimisht, duke i falënderuar për pjesëmarrjen autori i librit, pedagogu dhe njëherësh kryetari i klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë, dr. Eris Rusi ndërsa më pas vlerësimet e tyre për librin dhanë edhe Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, Dekani I FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, prefekti i Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole, si dhe miq e kolegë të tij.  

Në takim, ku ishin të pranishëm pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, shkrimtarë, artistë miq e të afërm të autorit u theksua fakti se libri është i përqendruar tek ngjarjet kryesore të jetës së Beqir Potkës dhe nuk i takon vetëm familjes dhe të afërmve të tij, por përcjell mesazhe që janë të vlefshëm për çdo lexues që beson tek mundësitë për t’ia dalë mbanë në jetë.

Një përshëndetje krejt e veçantë në këtë promovim erdhi edhe nga aktorët e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, Klaudeta e Petrika Riza, të cilët përcollën jo pak emocion me interpretimin e disa pjesëve nga libri dhe vargje të lirikut të madh Skënder Rusi.

Në fund të takmit rektori, prof. dr. Dhimitri Bello në emër të institucionit e vlerësoi z. Beqir Potka si mik i Universitetit me certifikatë vlerësimi me këtë motivacion: “Për kontributin historik, si pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan  në Amerikë që përmbushi amanetin e Faik Konicës për t`u prehur përgjithmonë në atdhe dhe për ruajtjen e vlerave kulturore të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Previous Post
“ZBATIMI I KORPORAVE NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ NË WEB” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT III NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGIKOMP TË FINANCUAR NGA AGJENCIA E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI)
Next Post
QUADIC training in Gjilan

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right