AMBSADORJA E GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. SOPHIA PHILIPPIDOU VIZITOI UNIKO

Në datën 26 qershor 2020, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou shoqërur nga përfaqësues të kësaj ambasade, si dhe konsullja e përgjithshme e Greqisë në Korçë, znj. Magdalini Nicolau u pritën në një takim të veçantë nga autoritetet drejtuese të Universitetit të Korçës. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, u uroi mirëseardhjen dhe bëri një prezantim të shkurtër të organizimit dhe të veprimtarisë që zhvillon Universiteti i Korçës. Më pas, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa foli për bashkëpunimin dhe projektet që UNIKO ka me universitetet e Greqisë, veçanërisht me Universitetin Aristoteli të Selanikut dhe Universitetin e Maqedonisë Perëndimore. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të programit Erasmus + dhe në projekte të përbashkëta, siç është ngritja e një qendre të studimeve ballkanike në Universitetin e Korçës, për të cilën, Rektori vlerësoi mbështetjen e ofruar nga Universiteti Aristoteli dhe Konsullata e Përgjithshme Greke në Korçë.

Ambasadorja Philippidu falënderoi Rektorin dhe Zëvendësrektoren për pritjen, duke shprehur mbështetjen e saj për vazhdimësinë dhe realizimin e projekteve të nisuara midis Universitetit të Korçës dhe universitetetve greke.  Në fund të takimit ajo vizitoi Bibliotekën Shkencore të vendosur në mjediset e Rektoratit.

Previous Post
DEPARTAMENTI I EDUKIMIT ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE “EDUKIMI DHE KUJDESI NË FËMIJËRINË E HERSHME-SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT”
Next Post
PAKETA “OFFICE 365 FOR EDUCATION” NË FUNKSION TË STAFIT DHE STUDENTËVE TË UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right