AFTËSITË E MENDIMIT TË AVANCUAR NË KURRIKULAT UNIVERSITARE TË GJUHËVE TË HUAJA: SFIDA DHE MODELE PËR MËSIMDHËNIEN DIGJITALE

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026

Drejtues i projektit: Prof.as.dr. Benita Stavre

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së formimit universitar të specialistëve të gjuhëve të huaja dhe mësuesve të ardhshëm të gjuhës angleze në Shqipëri, përmes analizës kritike dhe riformulimit të rezultateve të të nxënit në kurrikulat universitare, me fokus integrimin e mirëformuluar të aftësive të të menduarit të nivelit të lartë (analizë, vlerësim, krijim) sipas Taksonomisë së Blumit, në kontekstin e mësimdhënies së kombinuar.

Objektivat e projektit:

Objektivi kryesor: Analiza e mënyrës se si aftësitë e të menduarit kritik në nivelin e lartë (analizë, vlerësim, krijim) janë aktualisht të reflektuara në formulimin e rezultateve të të nxënit në programet universitare të gjuhës angleze në Shqipëri (fokus: gjuha angleze), dhe të zhvillojë një kuadër të përshatur për riformulimin e tyre në mjedisin digjital të edukimit.

Objektivat specifikë:

  • Identifikimi dhe shqyrtimi aktual i pranisë së aftësive të analizës, vlerësimit dhe shqyrtimit në rezultatet e të nxënit të parashtruara në kurrikulat e gjuhës së huaj në vend, duke paraqitur klasifikimin sipas niveleve të Taksonomisë së Blumit.
  • Të eksplorojë praktika dhe modele ndërkombëtare për integrimin e aftësive të mendimit të avancuar në kurrikulat universitare digjitale sipas nivelit të aftësive të analizës, vlerësimit dhe krijimit.
  • Të zhvillojë një kuadër referimi për riformulimin e rezultateve të të nxënit në përputhje me kontekstin digjital të edukimit në këto kurrikula.
  • Të ofrojë rekomandime për përshtatjen e pedagogjisë së mësimdhënies dhe formave të vlerësimit në funksion të zhvillimit të aftësive të mendimit të avancuar.
  • Të kontribuojë në proceset e reformimit kurrikular të arsimit të lartë, me qëllim mbështetjen e reformave kurrikulare dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare.
Postimi i Mëparshëm
READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)- Titulli i projektit: ”Pedagogjia e shkrimit krijues: Përforcimi i mendimit kritik, i aftësive gjuhësore dhe digjitale në arsimin e lartë.”
Postimi Pasues
Perceptimet e të rinjve dhe sjelljet pro‑klimë në Qarkun Korçë: Evidencë për edukim, politika vendore dhe veprim komunitar